Rama podkast me aktoren Zamira Kita dhe sipërmarrësen Aida Gjeçi: Gratë shqiptare meritojnë më shumë

Episodi i 7-të të Sezonit 3, të PodKastit FLASIM, nga kryeministri Edi Rama eshte quajtur “Zonja nga Qyteti dhe Çika e Alpeve”.
Në këtë episod të ftuara kanë qenë aktorja korçare Zamira Kita dhe sipërmarrësja nga Thethi, Aida Gjeçaj.
Kryeministri Rama tha se jo pa qëllim ka ftuar 2 gra nga fondi i madh i grave dhe vajzave shqiptare që në mënyrë të përditshme përballen me sfidat dhe japin shembuj të panumërt të faktit të thjeshtë se gratë shqiptare meritojnë më shumë.
“Të dyja keni diçka të përbashkët që jeni në këtë tryezë sepse jeni 2 gra që keni këmbëngulur tek rrënjët megjithëse keni pasur shumë mundësi të shkëputeshit nga rrënjët. Keni qëndruar besnike rrënjëve tuaja duke mos lëvizur kurrë nga Korça dhe Aida duke u rikthyer për të mos lëvizur më në Theth. Natyrisht keni karriera komplet të ndryshme njëra me artin dhe skenën tjetra me mikpritjen me bujtinën si derë e hapur për klientët si spektatorë mahnitës të bukurive të Thethit”, u shpreh Rama.
Aktorja Zamira Kita u shpreh se tregoi vështirësitë e saj ne fillim të karrierës, ndërsa theksoi se arti dhe kultura janë gjëra të bukura që mund të arrihen falë bashkëpunimit me stafin.
“Duket sikur arti, kultura, janë gjëra më të thjeshta, mund t’i kapësh më thjeshtë, mund të bësh emër, të bësh karrierë, në fakt nuk është kështu. Kam 16 vjet që drejtoj teatrin në Korçë dhe 10 vjet që drejtor Artin dhe Kulturën. Sigurisht s’kam qenë e vetme është një staf i madh, vetëm s’do mund të arrinim diçka, por duhet luftuar”, tha Kita.
Nga ana e saj, Gjeçaj u shpreh se arti dhe turizmi “janë të dyja të ndërlidhura sepse pjesa e mikrpitjes është pjesë e turizmit. Turizmi është i lidhur me artin, por edhe me zanatin dhe eksperienca ime pararendëse e turizmit është edhe artizanati, kështu që nga arti tek zanati, tek turizmi, tek mikpritja”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




