Dosja Partizani-Berisha dhe Malltezi kërkojnë lirinë, GJKKO shtyn seancën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit , të cilët kërkojnë lirinë e tyre dhe revokimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”. Seanca është shtyrë më 2 mars ora 15.00 me vendim të gjyqtares Irena Gjkoka.
Shtyrja ka ndodhur pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për t’u njohur me informacionin e paraqitur nga SPAK. Nga ana e mbrojtësve të Sali Berishës u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik, gjyqtares Irena Gjoka
Avokati Genc Gjokutaj tha se mbrojtja kërkon që të provojë se procedurat për kompleksin Partizani kanë qenë në rregull dhe nuk kemi të bëjmë me elementë korruptiv.
“Akti i ekspertimit shpjegon nga fillimi në fund të gjithë ecurinë të Jamarbër Malltezi, janë të shpjeguara në kohë të gjitha, të gjitha llogaritë, akti i ekspertimit është depozituar i jep përfundimisht përgjigje për Malltezin dhe më pas edhe bashkëpunimit siç pretendohet nga SPAK me zotin Berisha. Kjo është një çështje absurde. Duam të provojmë që procedura ka qenë në rregull, nuk ka elementë korruptiv, nuk ka asnjë element të krijojë dyshimin se kemi të bëjmë me elementë të këtyre veprave. Shtyrja ishte si rrjedhojë kërkesës sonë.”, tha avokati.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie dhe po hetohen për dosjen “Partizani”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



