Hap dyert shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, Rama: Në 2024 përfundon ndërtimi i 100 shkollave në vend

Në prag të festës së 7-Marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” ka hapur dyert për nxënësit pas përfundimit të rehabilitimit. Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë (6 mars) ambientet e shkollës, teksa tha se siguron standarde bashkëkohore për 700 nxënës e mësues.
Po ashtu, kryeministri theksoi se brenda këtij viti pritet të përfundojë ndërtimi dhe rehabilitimi i 100n shkollave në të gjithë vendin.
“Hap dyert në prag të 7-Marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




