Morën banesën me qira për të ushtruar prostitucion, nën hetim 5 shtetaset e huaja

Aktualitet | 3 vite më parë

Pesë shtetase të huaja, 2 nga Spanja, 2 nga Venezuela dhe 1 nga Kolumbia, janë proceduar penalisht dhe akuzohen për 3 vepra penale: Prostitucion, mbajtja e lokaleve për prostitucion dhe përshtatja e lokaleve për përdorim droge.

Pas ngjarjes së djeshme ku39-vjeçari Ismet Zoto nga Shijaku u konfliktua me 24 vjeçaren Darjana Linares nga Venezuela, policia ka thelluar hetimet dhe ka dalë në përfundim se ka rezultuar se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë.

Procedim Penal ka nisur edhe për shtetasin me iniciale Ismet Zoto, 39 vjeç, banues në Shijak, sepse gjatë të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen Darjana Linares nga Venezuela.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme