Zgjedhjet në SHBA- Crawford: Donald Trump i bënë gjerat si biznesmen. Kur iku ai erdhi lufta në Europë

Aktualitet | 3 vite më parë

Nuk kishte surpriza për atë që quhej “super e Marta” në Amerikë për sa i takon zgjedhjeve paraprake në SHBA.

Presidenti Biden dhe ish-Presidenti Trump kanë arritur të fitojnë në 16 shtete Federale në primaret e “Super të Martës”.

Numri dy i  Republikanëve në diaspor, Mark Crawford  ka analizuar sot në studion e RTSH me gazetaren Eda Elbasani, primaret zgjedhore që po zhvillon për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Crawford a është kjo një fituare e rëndësishme për ish-presidentin Trump?

Është një fitore brenda partisë dhe ne kemi disa zgjedhje të cilat zhvillohet nga shkurti deri në maji. Çdo shtet ka zgjedhjet e veta ku unë personalisht kam nisur votën time me post sepse ende nga shteti ku vi unë Ohajo nuk janë zhvilluar zgjedhjet.

Gjithë fokusi në këto zgjedhjet paraprake është tek Biden dhe Trump sepse matematikisht ata janë fituesit brenda partive respektivë që ata përfaqësojnë.

Pse shqiptarët duket sikur mbështesin Presidenti Biden ndërsa ata në Amerikë duket sikur mbështesin Trump?

Besoj se ka një histori pozitive me Demokratët për shqiptarët , psh. për Kosovën kur ka qenë President Klinton, madje dhe presidenti Biden ka thënë fjalë të mira për Shqipërinë dhe Kosovën. Madje dhe djali i Biden ka qenë më parë në shërbimin ushtarak duke shërbyer në Kosovë. Ndërsa Trump është fokusuar në vendet e tjera.

Personalisht jam më pro Republikan për këtë rajon sepse kur ka qenë në fund të mandatit të tij presidenti Trump kemi fokusuar se si mund të investojmë më shumë në këtë rajon në energji së bashku me Serbinë, Kosovën apo një lidhje mes Kosovës dhe Izraelit.  Nuk është se Trump fliste shpesh për rajonin por ne ishim duke bërë veprat konkrete në rajonin e Ballkanit.  Tani Biden flet shumë për Ballkanin por nuk po flet për investimet strategjike por për sa “plumba” na duhet të mbrohemi nga Serbia.

Nëse duhet të dëgjojmë fjalë të mira për këtë është presidenti Biden, ndërsa nëse duhen punë të mira për këtë është Trump.

Mendoj që Trump ka disa njolla dhe probleme por prap së prapë ai do të jetë kandidati zyrtar për Republikanët.  Unë do të mbështes kandidaturën e tij pavarësisht se dhe për mua bënë “sherre” të panevojshme.

Ai nuk bëri luftë. Para situatës së Covidit kemi pasur ekonomi të mirë.  Për momentin gjithë sondazhet janë për kandidatin Trump por nuk duhet të harrojmë se kur ka qenë më znj.Klinton ai ishte duke humbur po ti referohemi sondazheve.  

Presidenti Biden i ka shërbyer kombit por tani është në moshë që duhet të jetë në shtëpi me familjen e tij.  por ai ëhstë drejtuar kombin e parë në botë me fuqi ekonomike dhe ushtri. Por duhet të vi ai moment në jetë  që duhet të ndalet për shkak të gjendjes së tij shënddëtësore.

Ish-presidenti Donald Trump ka thënë që do ti japi fund luftës Rusi-Ukrainë. Sa  mund është kjo të ndodh? Ku bazohet në këtë deklaratë?

Ai ka shumë kurajo dhe për shumicën e diplomatëve nuk mund të bëhen.  Trump i bënë gjerat si biznesmen. Ai i ka bërë paqe mes Izraelit dhe fqinjëve të tij. kur ishte Trump nuk ka pasur luftë në Ukrainë. Kur ishte Obama, Rusia kishte marr Krimenë. Kur iku Trump erdhi lufta. Trump është më afër rritjes ekonomike.

Si do ndryshojnë politikat amerikane me Trump në krye dhe si do jetë politika e tij për emigrantët.?

Ai patjetër ka thënë që duhet të vijnë emigrantë por jo emigrantë jashtë ligjit. Patjetër që është mirë emigracioni për ekonominë e një kombi por nëse vijnë njerëz ligjit do të thotë që akti i parë i tyre është shkelja e ligjit të SHBA-ve.

Si e komentoni deklaratat e kandidatit Trump për NATO-n ?

Trump me deklaratën e tij ka nxitur shtete që të paguajnë. Shqipëria për 2024 ka buxhetor 2% nga buxheti i saj për mbrojtjen. Më parë as Gjermania nuk kishte paguar tashme do paguajnë 2% nga PBB . ata që nuk  paguajnë janë Luksemburgu të cilët kanë para. Pyetja është përse nuk paguajnë, a nuk e vlerësojnë mbrojtjen.?

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme