Pamja panoramike e urës mbi Drin, vijon puna për zhvendosjen e veprës së dytë madhore në Rrugën e Kombit

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama publikoi një foto të urës së re mbi Drin, përmes së cilës shihet pamja panoramike e saj.

Ekipi i RTSH Kukësit pa nga afër se si vijonar procesi i punës, ku konfirmohet se duhen edhe pak ditë që ura të përfundojë së montuari.

Procesi për zhvendosjen e urës së re mbi Drin ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, e cila shënon të tetën ditë radhazi që prej nisjes së këtij procesi të cilësuar si mjaft delikat.

Zhvendosja e urës gjatë ditës së sotme është bërë edhe në gjatësi edhe në gjerësi drejt bazamenteve ku do të fiksohet përfundimisht.

Më pak se 50 metra kanë mbetur nga distanca perfundimtare e zhvendosjes, e cila pritet të përfundojë në nisje të javës tjeteër.

Këtij procesi kryeministri Rama i dedikoi një postim në rrjetet sociale me të cilin nisi edhe ditën e sotme, një foto e fiksuar në orët e mbrëmjes e cila në fakt ka krijuar një tjetër imazh panoramik mbi liqenin e Fierzës në veçanti e për Rrugën e Kombit në tërësi, duke përmbyllur edhe hallkën e fundit problematike të kesaj arterie të rëndesishme të kombit, e cila ishte kthyer në problematike prej vitesh për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e kryesisht përgjatë sezonit të verës.

Ura në fjalë cilësohet ndër me veçantat në rajone, me një gjatësi të përgjithshme 310 metra ndërsa 50 metra lartësi të harkut nga bazamenti i urës.

Kostoja e ndërtimit të urës kap vlerën e më shumë se 30 milionë eurove e për ndërtimin e saj është kontraktuar një kompani italiane e njohur në fushën e konstruksioneve të tilla të urave metalike.

Ura e re mbi Drin është ndërtuar prej çeliku dhe peshon së paku 5 mijë ton. Ajo do të ketë katër korsi të dedikuara e më të gjitha parametrat përfshirë edhe ndriçimin dekorativ.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme