Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira, temperaturat do të jenë me rënie në mesditë

Qëndra ciklonike po dobësohet duka i’a lëne vendin zonës me presion të lartë atmosferik ku presim përmirësim gradual të motin në fundjavë në territorin e Shqipërisë .
E Shtunë, 02 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pakta në pjesën e pare të ditës. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 10/16°C
– Zonat bregdetare 11/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 02 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –8°C në mëngjes deri në 13°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 03 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/13°C
– Zonat e ulëta 10/17°C
– Zonat bregdetare 11/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



