Moti – Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në rënie

Aktualitet | 3 vite më parë

Qendra ciklonike në Mesdhe do të afrohet drejt brigjeve të detit Jon ku presim reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fundin e dimrit meteorologjik.

E Enjte, 29 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     7/12°C
  • Zonat e ulëta      8/22°C
  • Zonat bregdetare 14/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 29 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura dhe reshjes shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 9°C në mëngjes deri në 13°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 01 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     5/11°C
  • Zonat e ulëta      10/17°C
  • Zonat bregdetare 14/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme