FOTOT- Stërvitje e përbashkët mes forcave speciale shqiptare dhe amerikane, Kingji: Mirënjohje aleatit tonë strategjik!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji, së bashku me Të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner ndoqën nga afër demonstrimin e përgatitur nga operatorët e forcave speciale amerikane dhe forcave speciale shqiptare, në kuadër të përfundimit të stërvitjes “JCET- 1 / 24”.
Kingji shprehu mirënjohje ndaj SHBA për mbështetjen ndaj FASH.
“Bashkë me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Amerikane z.David Wisner ndoqëm nga afër demonstrimin e përgatitur nga operatorët e Forcave Speciale Amerikane dhe Forcave Speciale Shqiptare, në kuadër të përfundimit të stërvitjes “JCET- 1 / 24”. Mirënjohje aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ushtarak me qëllim rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në realizimin e detyrimeve kombëtare dhe ndaj Aleancës”, shkruan Kingji në një reagim në platformat sociale.





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



