Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira, temperaturat do të jenë larta

Europa Juglindore po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në fundin e dimrit Meteorologjik.
E Martë, 27 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/16°C
- Zonat e ulëta 8/22°C
- Zonat bregdetare 12/23°C
Kosovë
Kosova për dt. 27 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –8°C në mëngjes deri në 15°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 28 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të fryjë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/14°C
- Zonat e ulëta 8/21°C
- Zonat bregdetare 12/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




