Ministri Gonxhe: Projekte edhe më efektive që  ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe inovativ të vendit

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Fiona McCluney dhe drejtues të UNICEF, UNDP, UN Ëomen, UNOPS, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp, gjatë këtij takimi u bisedua për përshpejtimin e bashkëpunimeve në proces, informimin mbi kompozimin e ri të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të misionit, si edhe për skicimin e nismave të reja.

“Diskutime të tilla, të hapura, pa dorashka dhe drejt e në thelb, janë domosdoshmëri për kalibrimin e çdo burimi dhe programi ndihme e një mundësi për projekte edhe më efektive në ndikimin direkt për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe inovativ në vendin tonë, me fokus qytetarin, shtresat më vulnerabël dhe çdo kategori sociale të shoqërisë”, tha Gonxhja.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme