Mbipopullimi në burgje, avokatët: Duhen aplikuar dënime alternative

Aktualitet | 3 vite më parë

Vitet e fundit është vërejtur një shtim i numrit të të dënuarve “arrest me burg” për vepra të ndryshme penale. Gjë e cila ka sjellë mbipopullim të burgjeve dhe paraburgimeve.

Avokati Ardjan Brunga thotë se “arresti me burg”  duhet më shumë të aplikohet në rastet kur personi paraqet rrezikshmëri. “Mendoj se burgu duhet të jetë për ato raste që kanë rrezikshmëri të lartë për shoqerirë, pqe ata që sjellin pasoja” theksoi ai.

Thirrja i drejtohet prokurorisë dhe gjykatës që të aplikojë edhe dënimet alternative siç janë puna në komunitet.

Gjatë vitit 2023 u numëruan mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar ndaj dhe autoritetet e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan rritje me 10% të buxhetit për ti ushqyer të burgosurit. Gjë e cila sipas avokatëve rëndon xhepat e qytetarëve shqiptar ndaj duhet patur parasysh edhe ky fakt.

Gazetar: M. Gjoni 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme