Krimi në Durrës-Fajin e mori përsipër vajza, po e kishte vrarë i biri. 25-vjeçari: Me babin nuk jetohej

Aktualitet | 3 vite më parë

Hetuesit kanë zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes në Durrës të 50-vjeçarit Pëllumb Meta dhe groposjes në kasollen e bagëtive nga fëmijët e tij. Edhe pse më herët vrasjen e kishte marrë përsipër vajza e vogël e 50-vjeçarit, Hygerta Meta, është zbuluar se ka qenë djali Hysen Meta që ka qëlluar disa herë ndaj të atit me pistoletë.

25-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë ai që ka qëlluar dhe se motra dhe vëllai i tij nuk kanë asnjë faj. Sipas dëshmisë së tij gjithçka ka nisur pas një sherri për martesën me detyrim të motrës së tij, ku gjendja ka agravuar dhe ai ka qëlluar disa herë të atin.

Më pas, 25-vjeçari thotë se së bashku me motrën dhe vëllain e kanë mbledhur trupin me plastmasë dhe e kanë groposur në kasollen e bagëtive. Gjithashtu ka qenë po Hysen Meta që ka lëvizur makinën e të atit duke e braktisur në sektorin Rinia dhe ka bërë denoncimin në polici.

“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Ne mesdite ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai ne pune i thoshim njeri tjetrit na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet. Mesditën e dhjetë shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa herë e shkrepa armen. Ishim ne dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashke me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmasë mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjate mbrëmjes zhvendosem trupin nga shtëpia deri te kasollja. E mbuluam aty. Me pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukem trupin, duhet të zhduknim makinën. E morëm makinën dy ditë me pas dhe çuam diku afër sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Me pas dihet, ndodhi ajo qe e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyre ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjo që them unë. Marrë përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, ka thënë 25-vjeçari para hetuesve.

Një ditë më parë edhe vajza e viktimës, Hygerta Meta tha se me të atin nuk jetohej pasi ai u kishte nxirë jetën.

Krimi i rëndë ka tronditur mbarë vendin. Ngjarja ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit. Më 10 shkurt dhe trupi u zbulua pas 13 ditësh. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin për kryerjen e krimit, ndërsa, vajzën dhe djalin tjetër, A. M. 22-vjeç, si bashkëpunëtor. Në hetim është marrë edhe bashkëshortja e viktimës, B. M, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Sipas policisë krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhes e motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme