Operacionet e përbashkëta dhe vetëpastrimi i Policisë, Balla takon Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar këtë të enjte (22 shkurt) me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar.
Në fokus të takimit mes tyre, kanë qenë operacionet e përbashkëta për luftën kundër krimit të organizuar, mbështetja teknike apo ekspertiza për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimi i kësaj të fundit.
“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




