Vendimi- Miratohen procedurat për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço” në Fier

Aktualitet | 3 vite më parë

Qeveria miratoi të mërkurën vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Kastriot Muço” (nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku”, deri në intersektin me hekurudhën), Fier”. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.

“Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 5 069 137.30 lekësh. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.”, thuhet në vendim.

Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme