Tragjedia e Gërdecit, shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut

Aktualitet | 3 vite më parë

Procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit është shtyrë për në datën 6 mars.

Në seancën e sotme që pritej të mbahej ditën e sotme ishin paraqitur 4 dëshmitarë për të folur mbi rolin e tyre në tragjedinë e Gërdecit.

Ndërkohë, gjyqtarja që drejton procesin, Irena Gjoka, ndodhej në një aktivitet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë në seancën e kaluar të 24 janarit, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e ish-kryeministrit Berisha 200-2013, Fatmir Mediu deklaroi se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe detyrën.

Ai ftoi edhe të tjerët që të vijnë e të dëshmojnë në këtë proces.

“Ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë veçse ka zbatuar ligjin dhe detyrën. Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të flasin, në interes të zbardhjes së të vërtetës të dëshmojë për të thënë të vërtetën” tha Mediu

Ish- ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të vitit 2008. Nga shpërthimi në depon e municioneve në Gërdec, mbetën të vrarë 26 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan edhe qindra shtëpi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme