Lezhë-I dogji me benzinë lokalin dhe 2 makinat një 62-vjeçari, në kërkim autori

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 57-vjeçar është shpallur në kërkim pasi në mesnatë i dogji lokalin dhe 2 makinat një 62-vjeçari.

Ngjarja u shënua gjatë mesnatës në fshatin Kalivaç të Lezhës, ku Ernest Cuni, 57-vjeç dogji me benzinë lokalin dhe 2 mjetet e parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të 62-vjeçarit P. Gj.

Policia bëri të mundur identifikimin e autorit brenda pak orësh dhe shpalli në kërkim 57-vjeçarin, banues në Lezhë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 57-vjeçarit dhe shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme