Avokati Duraj tregon disa nga mënyrat si mund të hiqet ekspulsi

Aktualitet | 3 vite më parë

Avokat Alban Duraj ka rrëfyer për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” mënyrat se si mund të hiqet ekspulsi. Ai u shpreh se nëse një shqiptari i është vendosur ekspuls nga një vend i zonës Shengen, mund t’i hiqet ky dënim nga organi i vendit përkatës, nëse ka kryer 2/3 e dënimit.

“Nëse një qytetar shqiptar ka marrë një ekspuls për shkak të shkeljes së afatit të qëndrimit, nëse ke bërë 2/3 e dënimit, pra nuk ka shkelur në zonën Shengen, por ka një problem madhor (problem shëndetësor, një të afërm në spital, ceremoni mortore, gëzim familjar) ekziston mundësia që ekspulisi të hiqet para kohe. Organi i vendit që ka dhënë ekspulsin ekziston mundësia të hiqet para kohe”, tha avokati.

Por,  Duraj sqaroi se, nëse ky vendim është vendosur me vendim gjykate, nuk ka mundësi që të hiqet.

“Kemi dhe raste të tjera ekspulsesh që ndërmerren nga gjykata, Nëse një person ka bërë një shkelje në vendin ku ka qenë, përveç dënimit kryesor që mund të jetë dënim penal, mund të jetë dhe dënim plotësues që mund të jetë ekspulsi dhe këtu afati mund të jetë deri në 10 vite.

Por ekspulsi që është vendosur me vendim  gjykate, nuk ekziston mundësia për t’u hequr.

Mund të hiqet nëse është ankimuar ky vendim në shkallët më të sipërme dhe ato mund ta revokojnë apo shfuqizojnë si vendim”, deklaroi avokat Duraj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme