Moti – Dita e sotme me kthjellime e vranësira, temperaturat do të jenë të larta

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të shtjellës ciklonike, e cila do të ndryshojë gradualisht kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 19 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 2/14°C
- Zonat e ulëta 3/18°C
- Zonat bregdetare 8/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C –4°C në mëngjes deri në 11°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 20 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/10°C
- Zonat e ulëta 6/17°C
- Zonat bregdetare 8/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




