Tiranë- Konflikt mes fqinjësh, një i plagosur me armë zjarri. Policia identifikon autorin e dyshuar të ngjarjes, e shpall në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

Pasditen e të shtunës, në ‘Rrugën Elbasani’ në Tiranë, janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një konflikti me fqinjin e tij.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori që është identifikuar nga policia mban emrin, Amarildo Kamberi (Kuçi), ndërsa i plagosuri me armë zjarri në këmbë, Xhevahir Kolaveri 47 vjeç.  

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme