Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, 2 në pranga, në hetim 6 të tjerë

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë po procedohen penalisht pasi hodhën flakadanë gjatë ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana në stadiumin “Air Albania”.

Në pranga ranë F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë ndërsa u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme