“Personazhi i TikTok, kontingjent krimi”- Karamuço: Çoku ka djegur një të mitur në 2012

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vdekja e Sibora Abedinit, 27-vjeçares e cila u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte në Kamëz. E reja i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social TikTok.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH u shpreh se personi i arrestuar ishte një kontingjent krimi i cili ishte i përfshirë në shumë akte të tjera kriminale.
“Në këtë rast nuk kemi vetëm një personazh TikTok por një personazh i kontingjentit kriminal që mbikëqyr policia dhe që ka përkëdhelur shumë sistemi i drejtësisë. Në 2012 ka djegur një të mitur dhe është dënuar për vrasje të mbetur në tentativ. Pas kësaj ka kanosur një tjetër person për qëllime seksuale dhe për ti marr para dhe për këtë eshte dënuar prapë. Gjatë pandemisë ka shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një personi në atë periudhë dhe prapë ja ka hedhur drejtësisë”, tha Karamuço.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




