Merret masë ndaj inspektorit, lejoi daljen e të miturit nga Shqipëria pa prokurë

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, vendosi masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë në Rinas, Inspektorit A.D., 31 vjeç.

31-vjeçari me iniciale A.D është hetuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi rezulton se gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Për këtë, inspektorit i është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.

“Pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, bëhet e ditur në njoftimi nga   Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme