Rikthehet bora në Shkodër, ARRSH: Të gjitha rrugët janë të hapura

Reshjet e borës janë rikthyer në territorin e qarkut Shkodër. Në lartësinë mbi 1000 metër, në aksin Bogë- Theth, reshjet nisën mëngjesin e kësaj të diele me intensitet mesatar.
Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme, megjithatë apelon drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes, të cilët shkojnë drejt Thethit për të kaluar fundjavën pa goma dimri apo edhe pa zinxhirë.
Për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Rruga e Vermoshit drejt Malësisë së Madhe dhe aksi në Qafë Thore që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë më problematikat sa i përket reshjeve të borës por deri më tani nuk kanë shfaqur probleme pasi janë mbajtur të hapura.
Ndërkohë Prefektura është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e bashkive të qarkut dhe strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për çdo problematikë që mund të shfaqet në këto zona.
Gazetar Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



