Vlora “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024”. Dredha: Nuk kemi kohë për të humbur. Hartohet kalendari i ngjarjeve sportive

Qyteti bregdetar i Vlorës do të jetë një nga 13 qytetet evropiane të përcaktuara si “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024”.
Menjëherë pasi fitoi këtë titull, Bashkia e Vlorës ka nisur punën për përgatitjen e terreneve të përshtatshme si dhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme sportive që pritet të ketë një ndikim të madh edhe në promovimin e qytetit.
Në këtë kuadër, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, duke ndjekur ritmin e veprimtarive sportive që do të organizohen për gjatë gjithë vitit, ka organizuar gjithë strukturat e këtij institucioni për mbarëvajtjen e aktiviteteve, që asgjë mos ti mbetët rastësisë.
“Ritmi i veprimtarive për Vitin e Qytetit Evropian të Sportit e bën të domosdoshme të përshtatemi me një frymë të re pune, në çdonjërin prej sektorëve të Bashkisë Vlorë” shprehet Dredha.

Sipas tij, Vlora nuk ka kohë për të humbur dhe se këto mbledhje bëhen që gjithë strukturat të jenë të koordinuar me njëra tjetrën.
“Duhet të bëhet praktika jonë e përditshme e shërbimeve, zhvilluam një mbledhje bashkërendimi me drejtoritë tona kryesore, ku secili u njoftua mbi kalendarin e ngjarjeve sportive të planifikuara dhe me përgjegjësitë përkatëse. Është e qartë se Vlora ka një mundësi të madhe përpara dhe ne nuk kemi kohë për të humbur”, shprehet Dredha.
Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.
“Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është dhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




