Manja: Nevojitet ndryshim në mentalitet dhe qasje e magjistratëve ndaj sistemit të drejtësisë penale

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministria e Drejtësisë së bashku me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, organizuam këtë të premte (9 shkurt) një sesion pune të përbashkët me aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë, për të diskutuar gjetjet e raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT) mbi trajtimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një postimi në Facebook ku thekson se “dialogu konstruktiv synoi të bashkojë përpjekjet për të adresuar rekomandimet e CPT dhe të nisë një angazhim kolektiv për të kthyer gjetjet në plane vepruese për të gjithë aktorët institucionalë të përfshirë”, shkruan Manja.

Ministri i Drejtësisë shpreh domosdoshmërinë e një ndryshimi në mentalitetin dhe qasjen e magjistratëve ndaj sistemit të drejtësisë penale.

“Nevojitet me urgjencë një ndryshim në mentalitetin dhe qasjen e magjistratëve ndaj sistemit të drejtësisë penale, që në thelb respekton të drejtat dhe liritë e individëve. Le të ndërtojmë së bashku një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë!” thekson ministri Manja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme