Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu pasdite

Aktualitet | 3 vite më parë

Shtjella ciklonike me qendër në ishujt Britanikë po zbret drejt Mesdheut duke ndryshuar kushtet atmosferike në brigjet e Ballkanit perëndimor.

E Shtunë, 10 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu fillimisht në veri në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/15°C

– Zonat e ulëta       8/21°C

– Zonat bregdetare 10/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 10 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C –8°C në mëngjes deri në  13°C – 18°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 11 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi fillimisht në veriperëndim, pasdite reshjet do të intensifikohen në jug, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/13°C

– Zonat e ulëta       8/19°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme