Abuzimi me tenderin e sterilizimit, zgjatet afati i paraburgimit për ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj

Aktualitet | 3 vite më parë

SPAK ka kërkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit për të arrestuarit për abuzimet me tenderin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro. SPAK ka kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Pas shqyrtimit të kërkesës nga GJKKO, gjyqtari Erjon Bani vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit me 1 muaj e 15 ditë për të gjithë të arrestuarit.

Afati i ri i paraburgimit fillon nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024.

Ish zv ministri i Shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj ndodhen në burg, ku i pari akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe i dyti për “mashtrim me pasoja të rënda”. Ndërkohë Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu ndodhen në “arrest shtëpie”.

Një ditë më parë SPAK vendosi sekuestro preventive ndaj kompanive dhe pronave të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili ndodhet në burg për mashtrim lidhur me tenderin e sterilizimit.

Koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale është konsideruar si një ndër shembujt më të kontestuar të bashkëpunimit publik-privat në sistemin shëndetësor, për nga hapat ligjorë të ndjekur, por edhe prej dyshimeve se nuk i ka arsyetuar kostot në buxhetin e shtetit.

Hetimet në lidhje me këtë koncesion kanë nisur që më 13 janar të vitit 2020. Auditet zbuluan se shpenzimet po i kalonin parashikimet e kontratës koncesionare dhe po bëheshin në kushte fiktiviteti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme