Moti –Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat zbresin në mëngjes dhe rriten në mesditë

Aktualitet | 3 vite më parë

Presioni  i lartë atmosferik mbi Europën Perëndimore po dobësohet për shkak të hyrjes së masave ajrore Atlantike duke ndryshuar kushtet atmosferike.

E Premte, 09 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të vijnë në shtim pasdite dhe mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     1/16°C

– Zonat e ulëta       2/20°C

– Zonat bregdetare 6/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 09 Shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C –7°C në mëngjes deri në  14°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 10 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu fillimisht në veri në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/13°C

– Zonat e ulëta       6/19°C

– Zonat bregdetare 8/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme