Qëlluan me armë ndaj një automjeti, AMP arreston nënkomisarin e Policisë së Durrësit, në kërkim djali i tij

Arrestohet nënkomisari i Policisë së Durrësit. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka vënë në pranga punonjësin e policisë Kastriot Gjongecaj dhe shpalli në kërkim djalin e tij, Denis Gjongecaj pasi më 8 shkurt janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit të 29-vjeçarit Kiti Kazazi.
Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.
“Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



