“Tempulli 2”- Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli 2”.
Një 33-vjeçar dhe një 22-vjeçar ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia ka bërë me dije se ka shkuar në 77 numri i personave të ndaluar në kuadër të megaoperacionit.
Blutë kanë sekuestruar në total 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



