Peleshi: Forcat shqiptare, pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels

Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut dhe batalionit Komando në Forcën Tokësore është bërë pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels, Gjermani.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetin social pamje gjatë stërvitjes.
“Në këtë stërvitje shumëkombëshe trupat shqiptare po punojnë për të zhvilluar aftësitë e tyre në menaxhimin e turmave, patrullimin dhe kontrollet në pika kalimi”, u shpreh ministri.
Ndaj tha ai, se këto janë aftësi thelbësore për të siguruar që efektivët të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të mbajtur rendin në zonën e tyre të përgjegjësisë.
“Pjesëmarrja aktive dhe angazhimi i trupave tanë në zhvillimin e aftësive të nevojshme tregon përgjegjësinë për të përmbushur detyrat tona sipas standardeve të larta të NATO-s”, përfundon ministri Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




