Punimet për hekurudhën Durrës-Tiranë, devijohet për 8 ditë trafiku rrugor

Aktualitet | 3 vite më parë

Për shkak të punimeve që po kryhen në projektin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet për 8 ditë trafiku rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se trafiku rrugor do të devijohet  në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull, duke filluar nga dita e nesërme (6 shkurt).

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

ARRSH bën me dije se kompania zbatuese në bashkëpunim dhe me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme