Shqipëria në listën e “Washington Post” si një destinacion perfekt për t’u vizituar në vitin 2024

Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare si një nga dstinacionet që duhet humbur për t’u vizituar këtë vit. Media amerikane, “Washington Post” e ka futur vendin tonë në listën e 12 destinacioneve të sugjeruar prej tyre për turistët. Në artikull përmendet Dhërmiu si një vend me plazhe “perfekte” e po ashtu nuk anashkalohet as Tirana.
“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria po ngrihet në heshtje si plazhi tjetër i madh i Evropës. Uji i pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha u bëjnë thirrje turistëve. Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, bregdeti i Shqipërisë “është i paprekur”. Merrni një makinë me qira dhe shkoni në Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.
Mos e humbisni: Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që vlen të paktën dy deri në tre ditë të udhëtimit tuaj për restorantet dhe historinë e tij”, thuhet në artikull.
Shkrimi është shpërndarë në Facebook edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan: “Washington Post sugjeron 12 destinacionet perfekte për vitin 2024. Në rivierën shqiptare mund të gjeni një konstelacion qytetesh të vogla si Dhërmiu’, shkruan gjiganti mediatik pa lënë jashtë liste edhe Tiranën për eksperienca të jashtëzakonshme të kulinarisë dhe historisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




