“Tempulli 2”- Tentoi të largohej nga vendi, arrestohet 27-vjeçari në Muriqan. Në kërkim për trafik drog

Një 27-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Arrestimi i tij ndodhi gjatë operacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”, duke e çuar në 25 numrin e të arrestuarve vetëm në Elbasan.
Ndalimi i 27-vjeçarit u bë gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Ai dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



