Ekskluzive/ Vetëvrasja e policit, flet miku i Arben Pjeçit: Çështja t’i kalojë SPAK

“Çështja e vetëvrasjes së nënkomisarit Arben Pjeçi duhet t’i kalojë SPAK”. Kështu ka deklaruar miku i ngushtë i nënkomisarit të ndjerë Arben Pjeçi, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Jetë Shqiptare”. Ai u shpreh se shkaku që çoi në fundin tragjik të mikut të tij është 100% i jashtëm dhe jo vetëm prej presionit të vendimit të gjykatës që e akuzonte për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.
“Duhet parë shumë këndvështrimi, jo vetëm nga presioni. Ai ishte shumë i zgjuar, shumë profesionist, shumë i arsimuar dhe detyrat ka qenë njeri i nderuar.
Ka qenë më i mirë se sa duhet. Familja e tij ishte e jashtëzakonshme. Dilnim bënim xhiro, takonim miq shokë, flisnim ça do bënim… Ky është një shkak 100% i jashtëm. Këtë punë për mendimin tim duhet ta marrë SPAK jo thjeshtë Policia”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




