Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe  vranësira, temperaturat me rënie

Aktualitet | 3 vite më parë

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke mbajtur mot të thatë dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Hënë, 29 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes të pakta në veri,  gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -6/6°C

– Zonat e ulëta       -2/13°C

– Zonat bregdetare 5/13°C

Kosovë

Kosova për dt. 29 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në   3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 30 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malorë . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -6/5°C

– Zonat e ulëta       -4/12°C

– Zonat bregdetare 3/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme