Nuk ekzekutuan vendimin e gjykatës, pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, pasi nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një pronë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Të pezulluar nga detyra janë Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga.  

Nuk dihet ende se për cilin vendim të gjykatës bëhet fjalë, që nuk është ekzekutuar nga zyrtarët e Hipotekës Lezhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme