Inceneratori i Tiranës – Rikthehet në qeli Arben Abeshin, nuk ndryshon masa për Lefter Kokën

Aktualitet | 3 vite më parë

Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli Pëllumb Abeshin, njëri prej të akuzuarve lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Vendimi u dha  sot nga gjyqtari i Apelit të GjJKKO-së, Dhimitër Lara i cili pranoi kështu ankimimin e SPAK vetëm për 1 nga 8 personat në hetim.

Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Bledar Karolin.

Sipas SPAK, ka rezultuar se janë kryer një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin gjatë dhënies së koncesionit për inceneratorin e Tiranës dhe po ashtu edhe gjatë zbatimit të tij. Prokuroria e Posaçme rendit 7 shkelje të kryera nga ish-zyrtarët, teksa përmend fillimisht propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë “Integrated Energy BV”, që fitoi koncesionin me vlerë 140 milionë euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme