Operacioni policor “TEMPULLI 2” – Gjykata liron 6 personat e arrestuar në Lezhë

Aktualitet | 3 vite më parë

6 personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të Mega operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, u liruan nga qelia.

Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest me burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “detyrim paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”, pjesë e së cilit ishte dhe Qarku i Lezhës.

Po në kuadër të këtij operacioni “Tempulli”, në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 të tjerë në Lezhë.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva, ⁠50 doza kokainë, ⁠42 aparate celularë, ⁠3500 euro, ⁠peshore elektronike dhe ⁠grirëse për lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë bën me dije se operacioni “Tempulli 2”, vijon në të gjithë territorin dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme