Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe kthjellime, temperaturat do të jenë në rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Antcikloni afrikan me qendër kryesore në gadishullin Iberik po dominon Evropën qendrore , periferia e tij po ndikon edhe territorin e Shqipërisë.

E Shtunë, 27 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes në Alpe, gjatë ditës me diell . Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -3/8°C

– Zonat e ulëta       -1/16°C

– Zonat bregdetare 6/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 27 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje bore të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në    7°C –  9°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 28 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje bore në mëngjes në alpe, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -3/7°C

– Zonat e ulëta       2/13°C

– Zonat bregdetare 5/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme