Vihet në pranga 48-vjeçari për shfrytëzim prostitucioni. Proçedohen 10 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Policia ka vendosur në pranga një person dhe ka proçeduar në gjendje të lirë 10 persona të tjerë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në këtë mënyrë, është arrestuar shtetasi Kastriot Musa, 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili sipas gjykatës ka për të vuajtur edhe 2 vjet burgim (nga dënimi me 7 vjet burgim), për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dedaj, K. L., 51 vjeçe, banuese në Shkodër dhe E. H., 31 vjeç, banues në fshatin Shkrel, punonjës të ISHSH Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi turk O. K., 34 vjeç, banues në Shkodër, i cili pretendon se këta shtetas janë paraqitur për kontroll në kundërshtim me ligjin, në subjektin e tij privat (klinikë fizioterapie)”, thuhet në njoftimin e policisë për rastet e tjera të shkeljes së ligjit.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa është proceduar po në gjendje të lirë “shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



