Dosja “Partizani”, Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë për masën “arrest shtëpie”. Pyetet sot nga SPAK

Aktualitet | 3 vite më parë

Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Përmes avokatëve të tij, Malltezi kërkon heqjen e masës së sigurisë. Fillimisht Jamarbër Malltezi u fut në burg por ishte Gjykata e Apelit që e liroi duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Po sot  (25 janar) Jamarber Malltezi do të merret në pyetje nga SPAK si person në hetim mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë, që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Jamarbër Malltezi është në hetim për veprën penale të “korrupsionit dhe pastrimit të parave”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme