Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime, temperaturat do të jenë me rritje

Europa perëndimore po ndikohet nga rikthimi i Anticiklonit Afrikan duke sjellë rryma ajri më të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave.
E Enjte, 25 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare në mëngjes dhe mejgull në zonën e Kukësit dhe gjirokatrës, pasdite do të kemi kthjellime. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -2/8°C
– Zonat e ulëta 2/15°C
– Zonat bregdetare 6/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 25 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje te pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 3°C në mëngjes deri në 5°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 26 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegulla do të jetë e pranishme në juglindje dhe verilindje në mënjges dhe mbrëmje, vranësira mesatare pasdite . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/9°C
– Zonat e ulëta 2/15°C
– Zonat bregdetare 7/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



