Mashtruan një person për pronën- Në pranga 3 persona, familjarë me njëri-tjetrin. Kapen me 30 mijë euro

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët u kapën duke i marrë 30 mijë euro një shtetasi pasi e kishin mashtruar se do të ndikonin për t’i regjistruar pronën.
Të tre personat, familjarë me njëri-tjetrin janë vendosur në pranga duke nisur nga 31 vjeçarja, punonjëse e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.
Policia ka sekuestruar 30 mijë euro 1 automjet dhe 10 celularë.
“Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej prej disa vitesh, nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Utopia”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente.
“Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000, këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar, të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S”, shpjegon më tej policia.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




