“Tempulli 2” godet trafikun e drogës, arrestohen 52 persona në Durrës. Sekuestrohet kokainë dhe armë

Në kuadër të operacionit “Tempulli 2” vetëm në Durrës arrestuar 52 persona. Sipas policisë, janë dhënë gjithsej 61 masa nga Gjykata dhe prokuroria, por deri tani janë ekzekutuar 50 të tilla.
“Nga 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria janë ekzekutuar 47 prej tyre, ndërsa janë arrestuar të tre personat që janë kërkuar me vendim të gjykatës”, thotë policia.
Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Në kërkim janë shpallur 11 shtetas të tjerë, ndërsa janë sekuestruar drogë dhe armë zjarri.
Konkretisht janë sekuestruar “1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza, 8 kg kanabis sativa dhe 500 doza kanabis, 360 doza heroinë, 1200000 lekë, 14.500 mijë euro, 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 2 armë sportive, 23 automjete, 8 peshore, 3 armë të ftohta, 44 celular dhe municion luftarak”.
Në Durrës janë kryer 65 kontrolle ambientesh dhe banesash, ku dyshohet se rrinin personat e ndaluar.
Operacioni “Tempulli 2” kundër trafikut të drogës u shtri në 6 qytete të vendit, duke vënë pas hekurave 273 persona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



