Moti – Dita e sotme me vranësira e reshje të pakta bore. Temperaturat në rritje

Rrymat e ftohta Arktike po zhvendosen drejt Europës verilindore duke i’a lenë vendin masave ajrore më të ngrohta ku presim rritje graduale të temperaturave në ditën në vijim.
E Martë, 23 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta bore në Alpe, vranësira dhe kthjellime në pjesën tjetër të vendit. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -7/0°C
- Zonat e ulëta 1/10°C
- Zonat bregdetare 4/11°C
Kosovë
Kosova për dt. 23 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -8°C – -3°C në mëngjes deri në 3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 24 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në juglindje dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -5/6°C
- Zonat e ulëta 1/14°C
- Zonat bregdetare 5/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



