Reshjet e dëborës, të bllokuara rrugët e fshatrave në Kukës dhe Has. Mungon energjia në disa zona

Aktualitet | 3 vite më parë

Reshjet e dëborës kanë ulur intensitetin e tyre në veri të vendit, ku të gjitha rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme për mjetet , ndërsa të bllokuara mbeten ende rrugët e zonave rurale në Kukës dhe Has.

Borëpastrueset vijojnë punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Qarku i Kukësit

Në  bashkinë Kukës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Arrën, Zapod, dhe Kalis, ku vijon puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me rrugën nacionale.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat.

Mungesë të energjisë elektrike ka në Malzi, Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë, Gjinaj, Fshati Domaj, Vranë, Pepaj, Tetaj dhe Astë.

Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët e fshatrave që lidhen me rrugët nacionale janë të kalueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme