Rruga e Kombit- Moti i keq, përmbyset një borëpastruese

Aktualitet | 3 vite më parë

Moti i keq po sjell probleme edhe për borëpastrueset, të cilet janë vënë në punë për të hapur rrugët nga dëbora. Një mjet borëpastruese u përmbys gjatë punës në Rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rënda për largimin e borëpastrueses nga rruga.

Aktualisht Rruga e Kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme