Abuzimi me të miturën, lihet në burg mjeku Dervish Hasi

Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekun kirurg Dervish Hasën, i arrestuar dy ditë më parë pas denoncimeve për abuzim me një vajzë të mitur.
Prokuroria rikualifikoi akuzat ndaj tij nga ajo e prostitucionit në “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”, për mjekun që nga hetimet rezultoi të bashkëjetonte me 3 gra dhe të miturën e pretendonte si gruan e katërt.
Prokuroria ka marrë në pyetje të miturën 16 vjeçare dhe familjarët e saj të cilët kanë deklaruar se prej 2 vitesh ata kanë patur lidhje jomartesore.
Akuzës së trafikimit të të miturve i është shtuar edhe ajo e pornografisë pasi nga këqyrja e telefonave rezultoi se Dervish Hasa filmonte aktet seksuale dhe i shpërndante ato edhe te tre bashkëjetueset e tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




